Policia jep detaje për vdekjen e ish-asamblistes së PDK-së: Në rrethana të panjohura ra nga kati i pestë

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për rrethanat e vdekjes së ish-asamblistes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Arzie Nuhiu që ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Në raportin e Policisë, thuhet se viktima në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.

“Gjilan, 21.07.2021-NN. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar .Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thonë nga policia.

Të ngjashme