Ekonomia Online
FUNDIT

Policia jep informacione për aksidentin me fatalitet në Obiliq

Policia jep informacione për aksidentin me fatalitet në Obiliq

Një këmbësore ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një makinë në fshatin Mazgit të Obiliq. Policia e Kosovës ka dhënë informacione sot për aksidentin. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Fsh. Mazgit, 20.01.2021 – 17:15. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një automjet me ngasës mashkull kosovar me […]

Një këmbësore ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një makinë në fshatin Mazgit të Obiliq.

Policia e Kosovës ka dhënë informacione sot për aksidentin.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Mazgit, 20.01.2021 – 17:15. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një automjet me ngasës mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori femër kosovare nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme