Policia kap drogë e armë në Prizren

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 11:37 | Nga

Policia gjatë kontrolleve në tri lokacione në Prizren ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të tipit marihuanë si dhe armë.

“Njësiti i DHTN-së Pejë gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara në Prizren, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 2445.9 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një AK-47, dy (2) revole 58 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, tri ( 3) granata dore si dhe 4 karikatorë të zbrazët. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një DVR i kamerave”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme