Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e personit të dyshuar, Dukagjim Ademaj, i cili është nga Lubova e Istogut, kjo pasi ai ka katër vepra penale.

Personi në fjalë ka 2 raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe 2 raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Ja kërkesa e plotë nga Policia:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

DUKAGJIN (ZEQIR) ADEMAJ i lindur me 03.10.1985 në Lubovë-Istog me banim ne fshatin Lubovë-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

2-raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë”
2-raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Të ngjashme