Policia konfiskon armë të ftohta e 299 gëzhoja nga një i dyshuar në Prizren

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:31 | Nga

Gjatë kontrollimit të një veture të një personi të dyshuar në Prizren, Policia e Kosovës ka gjetur disa armë pa leje dhe gjëra të tjera të ndaluara.

Në këtë aksion i cili ka ndodhur në rrugën ”Ukë Bytyqi” në mbrëmjen e së dieles, janë konfiskuar:

”Një palë pranga të metalit, 10 palë pranga të plastikës, dy thika, një shufër të metalit, një bombolë gazi lotsjellës, 299 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pasaportë të R. Shqipërisë, një xhaketë ushtarake me emblemë të PK-së, gjashtë forma të PK-së procesverbal mbi intervistimin e të dyshuarit dhe dy fletore me emblemë të PK-së”, transmeton Klan Kosova.

Sipas raportit të policisë në lidhje me këtë rast me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme