Policia konfiskon qindra kg drogë në Ferizaj dhe Krushë

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 15:41 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmes një konference të jashtëzakonshme Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një aksion ku ka konfiskuar 312 kilogramë e 39 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe arreston nëntë të dyshuar të përfshirë në veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione, njëri në Ferizaj dhe tjetri në Krushë.

Po ashtu u tha se droga ka pasur origjinën nga Shqipëria dhe destinacion kishte tregun evropian, raporton Ekonomia Online.

Reshat Murseli nga Policia e Kosovës shpjegoi informacionet rreth zhvillimit të aktivitetit që ka zhvilluar policia për zbulimin e këtij rasti.

“Në fshatin Krushë e Madhe gjatë kontrollit në një lokacion,janë gjetur të paketuara në disa tavolina druri të përgatitura për eksport jashtë vendit, është gjetur substanca e dyshuar narkotike, me ç’rast është arrestuar një person. Njëkohësisht operacioni ka vazhduar edhe në Ferizaj me arrestimin e pesë personave dhe kontrollimin e tri shtëpive dhe banesave të personave të dyshuar. Lidhur me rastin janë arrestuar edhe dy persona tjerë”, ka thë ai.

Murseli tha se operacioni ka vazhduar në fshatin Bibaj në Ferizaj ku janë gjetur gjithashtu tavolina ku është fshehur substanca.

“Kurse në fshatin Bibaj në Ferizaj janë konfiskuar 64 pako, ku në brendi të secilës prej tyre kishte marihuanë me nga katër paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku secila prej tyre peshon rreth 500 gramë. Pesha totale e tyre besohet të jetë rreth 128 kilogramë”, tha ai.

Gjatë operacionit janë arrestuar nëntë persona, dy prej të cilëve me vendim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani, gjithashtu tha se Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet S.R. dhe S.A. të cilët dyshohen se kanë migruar persona për në vendet e BE së.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka falënderuar Prokurorinë e Gjakovës për bashkëpunimin me Prokurorinë e Ferizajt.

Nsdërsa u bë e ditur se aktualisht është duke u zhvilluar edhe një aksion në një lokacion tjetër.

Të ngjashme