Policia kontrollon shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve në Prishtinë, tregon se çka gjeti

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Dje Policia e Kosovës ka zhvilluar kontroll në shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve.

Si prova janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 35 copë fishekë kalibri-7.65 mm.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE & Armëmbajtje pa leje- Prishtinë / 25.02.2024-21:50.  Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë,  si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 35 copë fishekë kalibri-7.65 mm. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ne procedure hetimore.”

Të ngjashme