Policia Kufitare sekuestron 9 kuaj dhe 1 gomar, po kontrabandoheshin nga Maqedonia V.

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, sot pasdite, kanë identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut, përmes rrugëve ilegale.

Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe AUV-i, njofton policia në një komunikatë shtypi.

Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.

Të ngjashme