Policia lanson fushatën “Zero ryshfet për të korruptuarit”

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosova ka lansuar zyrtarisht fushatën “Zero ryshfet për të korruptuarit”, dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit.

Zyrtarë në policinë e Kosovës përmes një konferencë për medie kanë shpalosur punën që ka bërë policia e Kosovës që nga janari i këtij viti, në parandalimin e rasteve korruptive, raporton Ekonomia Online.

Drejtorit i departamentit për Hetime Rizah Shillova, ka thënë se korrupsioni paraqet kërcënim serioz për proceset në të cilat po kalon Kosova.

“Kjo dukuri po paraqet shqetësim kryesor edhe për ne po edhe për qytetarët dhe mekanizmat kundër luftimit të korrupsionit  cila paraqet kërcënim serioz për proceset në të cilat po kalon Kosova. Kjo po ndikon në zhvillim ekonomik dhe nëpër të gjitha proceset integruese të vendit. Ne kemi ngritur kapacitete për këtë luftë. Ne po e shfrytëzojmë këtë rast që të ngrisim vëmendjen dhe kërkojmë bashkëpunim edhe nga komuniteti për këtë gjë”, tha Shillova, raporton EO.

Duke folur për prioritet, Shillova ka thënë se fokusi ka qenë dhe do të mbetet në goditjen  dhe hetimin e nivelit të lartë  dhe në monitorimin e zbatimit të ligjit.

“Ne do ta kemi edhe vitin e ardhshëm këtë objektivë duke marrë dhe trajtuar të gjitha rastet të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin. Ftojmë të gjithë që bashkërisht ti bashkojmë forcat dhe aktivitetet tona në mënyrë që rezultatet në këtë drejtim të jenë akoma më të larta”, tha ai.

“Prej 1 janari deri më tani janë konfiskuar 6 banesa, 2 shtëpi, 39 parcela, 2 garazha”, tha ai.

Bashkim Spahiu, nga drejtoria për hetime ekonomike dhe korrupsionit, ka  treguar se kanë iniciuar 393 raste të krimeve ekonomike, me 75 persona të arrestuara.

“Gjatë këtij viti rastet kanë rezultuar me 334 kallëzime penale. Drejtoria ka arritur që ti asgjësojnë shtatë grupe të strukturuara kriminale. Kemi fokusuar hetimet nëpër nivele të cilat janë preokupim për qytetarët. Rastet në ministrinë e shëndetësisë, ku kemi pasur 8 persona të arrestuar me një dëm material që është shkaktuar prej 1 milionë e 200 mijë euro. Rasti tjetër në ministrin e Zhvillimit Rural, ku për keqpërdorime kemi arritur të arrestojmë 3 zyrtarë. Rasti tjetër në ministrinë e Infrastrukturës, ku kanë qenë të involvuar gashtë zyrtarë”, ka thënë Spahiu, raporton EO.

Ai ka thënë se luftimi i korrupsionit nuk është në nivelin e kënaqshëm, pasi policia ka të bëjë me një kompleksitet të hetimeve.

 

 

 

 

 

Të ngjashme