Ekonomia Online
FUNDIT

Policia mori masa ndaj 117 personave që nuk respektuan urdhëresat për pandemi

Policia mori masa ndaj 117 personave që nuk respektuan urdhëresat për pandemi

117 persona janë ndaluar për 24 orë nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë respektuar urdhëresat për kufizim të qarkullimit për shkak të Coronavirusit. 58 persona të dyshuar janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, ndërsa në këtë rajon ishin 25 raste të shkeljes së urdhëresave. Ndërsa nga 18 raste në rajonin e Prizrenit janë ndaluar […]

117 persona janë ndaluar për 24 orë nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë respektuar urdhëresat për kufizim të qarkullimit për shkak të Coronavirusit.

58 persona të dyshuar janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, ndërsa në këtë rajon ishin 25 raste të shkeljes së urdhëresave. Ndërsa nga 18 raste në rajonin e Prizrenit janë ndaluar 32 persona.

Në total, janë regjistruar 61 raste të shkeljeve në nivel vendi.

Komunat e Kosovës të shtunën morën vendim që të vazhdojnë me kufizimin e qarkullimit prej orës 17:00 deri në orën 06:00.

Image

© 

Të ngjashme