Policia ndaloi të dielën 53 persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit.

Të dielën, Policia ka ndaluar 53 persona në 13 raste të ndryshme në katër komuna të Kosovës.

Vetëm në Ferizaj janë ndaluar 33 persona në dy raste. Në Prizren 12 persona në tri raste, në Gjilan pesë persona në pesë raste dhe Mitrovicën e Jugut tre persona në tri raste.

Ndërkohë që e diela ka qenë dita e parë që prej më shumë se tre muaj që nuk është shënuar asnjë rast i ri i të infektuarve me Coronavirus. Nga 18 maji, Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave ku ndër të tjera, është zgjatur orari i lëvizjes së qytetarëve deri në 4 orë. Nga 1 qershori do të nis faza e tretë.

Të ngjashme