Policia ndalon 12 persona në Ferizaj, ishin duke lozur bixhoz

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

olicia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 12 persona në Ferizaj, pasi që ata ishin duke lozur bixhoz.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 17:30.

“Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se është duke u kryer vepra e cekur, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë hasur në disa (12) persona të cilët ishin duke lozur bixhoz. Njësitet policore si dëshmi kanë konfiskuar 144-zhitona, dhe letra bixhozi”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia njofton se të gjithë personat pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq, rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme