Policia në Ferizaj has në organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Ferizajt ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona të cilët janë gjetur duke luajtur bixhoz.

“Mbrëmë, rreth orës 23:45 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’në Ferizaj dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 348 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 2 palë letra bixhozi që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”.

Të ngjashme