Policia në Mitrovicë konfiskon armë zjarri dhe sprej, të dyshuarit lirohen

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë thotë se me datën 10 dhe 11 nëntor 2018, në dy lokacione të ndryshme, ka konfiskuar dy armë zjarri dhe një sprej.

Në rastin e parë, thuhet në raport, me datën 10 nëntor 2018 rreth orës 23:04 është realizuar një urdhër kontrolli në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku janë konfiskuar dy revole, dy karikatorë, njëri me pesë fishekë me gaz dhe tjetri gjashtë fishekë, 10 fishekë me gaz në një çantë dhe 20 fishekë.

Ndërsa në rastin e dytë, thuhet tutje nga Policia në Mitrovicë, me datën 11 nëntor 2018, rreth orës 18:20, gjatë një pike kontrolli, është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një sprej.

“Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme