Policia njoftohet për një rast të dhunës në familje, gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në fshatin Zojz, është një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Xh.A. (viti i lindjes 1973), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dha ka lënduar gruan dhe djalin e tij.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren VERI, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale disa armë.

Të ngjashme