Policia shënon 20-vjetorin e themelimit, Qalaj thotë janë institucioni më i besueshëm

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 10:28 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, është mbajtur ceremonia kryesore nën intonimin e Himnit të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky manifestim ka vazhduar me një minutë heshtje për të gjithë policët e rënë në detyrë.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka deklaruar se policia ka arritur të jetë ndër institucionet me të besueshme në vend me përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

“Është nder i madh të flas në emër të policisë së Kosovës në nder të themelit të Kosovës. Policia është e lidhur ngushtë me të arriturat e vendit. Policia u ngritë me përkrahjen e institucioneve vendore e ndërkombëtare”.

“Ndihem krenar me punën e palodhshme të Policisë së Kosovës. Falënderoj zyrtarët ë OSBE-së, zyrtarët e UNMIK-ut, EULEX-in e të tjerët që kontribuuan për Policinë e Kosovës. Në polici nuk ka probleme ka vetëm zgjedhje të tyre”.

Qalajt u zotua për siguri dhe zbatim të ligjit si prioritet kryesor i policisë në shërbim të qytetarëve, raporton EO.

“Ne kemi arritur të kemi bashkëpunim me qytetarët suke arritur të jem një ndër institucionet më të besueshme në vend. Jemi partner i besueshme në zbatimin e ligjit në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare”.

“Ne do të ofrojmë siguri për qytetarët, në rrugën e pashmangshme drejt rrugës në BE. Policia ka dëshmuar që është e gatshme të përballet me sukses në të gjitha format në përgjithësi. Sakrifica e policëve të rënë na forcon që të ndjekim punën tonë paanshmëri dhe ndershmëri”.

“Duke pasur mandat ligjor, llogaridhënie dhe sigurinë e qytetarëve do të bëjmë më të mirën, duke u zotuar për siguri dhe zbatim të ligjit. Urime 20-vjetorin Policisë së Kosovës”, u shpreh Qalaj.

Në këtë manifestim po marrin pjesë personalitete të larta vendore, ambasadorë si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme