223 ankesa për manipulime gjatë zgjedhjeve

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 08:49 | Nga

Procesi zgjedhor i 22 tetorit megjithëse u cilësua si i qetë dhe pa incidente të mëdha nuk ka kaluar pa ankesa e dënime.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa (PZAP) ka treguar për gazetën “Zëri” se gjatë ditës së zgjedhjeve kanë pranuar 223 ankesa, të cilat janë ende në shqyrtim. PZAP-i po ashtu bëri të ditur se janë shqiptuar gjoba për pothuajse të gjitha partitë.

Ndërkohë për këto parregullsi ka reaguar edhe shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, i cili ka vërejtur disa parregullsi, siç janë kërcënimet e bëra gjatë fushatës mes komuniteteve me shumicë serbe, mospastrimi i listave dhe disa raste të votimit familjar.

Kujtojmë që gjatë ditës së zgjedhjeve Prokuroria e Shtetit dhe Policia kanë ndalur persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim vote.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme