Portugalia sot zgjedh presidentin e ri

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Të maskuar, në distancë sociale dhe secili me laps të vetin për të parandaluar përhapjen e COVID-19, portugezët sot ia mësynë qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm, pavarësisht nivelit të lartë të të prekurve me koronavirus në këtë shtet.

Sondazhet e zhvilluar deri më tani nxjerrin fitues të këtyre zgjedhjeve presidenti në detyrë, Marcelo Rebelo de Sousa i Partisë Social Demokrate të qendrës së djathtë, i cili ka ushtruar këtë funksion që nga vitit 2016, shkruan Reuters.

Votuesit u vunë në radhë ndërsa votimet u hapën në famullinë e Lisbonës në Santo Antonio, të udhëhequr nga afishe të kuqe në tokë që shënonin distancën prej dy metrash.

Më pak se dy të tretat e portugezëve kanë deklaruar se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin për shkak të pandemisë, sipas një sondazhi të zhvilluar javën e kaluar nga Instituti ISC/ISCTE.

Të ngjashme