Pos Thaçit edhe Vuçiq në Stamboll për aeroportin

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ceremonia e hapjes së aeroportit të ri të Stambollit do t’i bëjë bashkë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së aeroportit të ri të Stambollit, me ftesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan”, bën të ditur zyra për media e kreut të shtetit serb.

Pjesë e kësaj ceremonie do të jenë edhe krerë të shteteve tjera dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.

Aeroporti i ri i Stambollit po hapet pikërisht në Ditën e Republikës së Turqisë.

Të ngjashme