Prangoset 33 vjeçari në Pejë, kapet me substanca narkotike

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë me inicialet B.D., sepse i njëjti ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia gjatë patrollimit e ka ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit të saj, kanë gjetur një qese të plastikës me një sasi që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari e ka pranuar që marihuana është e tij dhe ajo iu është konfiskuar nga zyrtarët policorë.

Pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, ndaj tij është hapur rasti “Posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope dhe analoge”.

Të ngjashme