Presidenca konfirmon aksidentimin e eskortës së Thaçit

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 17:30 | Nga

Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar aksidentimin e eskortës së Presidentit, Hashim Thaçi në Komoran të Drenasit

“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit”, është bërë e ditur në këtë njoftim.

Siç njofton presidenca, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar.

“Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore”, përfundohet në këtë njoftim.

Të ngjashme