Presidenti i Bjellorusisë: Edhe trupat tonë mund të përfshihen në sulmin rus

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, thotë se trupat bjelloruse nuk po marrin pjesë aktualisht në pushtimin rus – por mund ta bëjnë nëse është e nevojshme.

Karvanet ruse kanë hyrë në Ukrainë nga Bjellorusia. Moska ka trupa në Bjellorusi për javë të tëra, gjoja për stërvitje ushtarake, njofton Klan Kosova.

“Unë them përsëri: trupat tona nuk janë atje. Por nëse është e nevojshme, nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë, ata do ta bëjnë këtë”, tha Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë.

Të ngjashme