Presidenti i KE: Europa t’u hapë dyert rusëve që ikin nga rekrutimi

Prishtinë | 24 Sht 2022 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, i ka kërkuar Europës të lejojë hyrjen e qytetarëve rusë që po ikin nga rekrutimi, shkruan Sky News.

“Në parim mendoj se… Bashkimi Europian duhet të presë ata që janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike. Nëse në Rusi njerëzit janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike, sepse nuk ndjekin vendimin e Kremlinit për këtë luftë, ne duhet t’a marrim këtë parasysh. Unë jam dakord me idenë se ne duhet të bashkëpunojmë dhe koordinohemi shumë shpejt sepse mobilizim i pjesshëm është një fakt i ri,” tha Michel.

Disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rreth 300,000 rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.

Të ngjashme