Ekonomia Online
FUNDIT

Presidentja sllovene në OKB: Srebrenicën nuk e ndalëm, duhet ta ndalim Gazën

Presidentja sllovene në OKB: Srebrenicën nuk e ndalëm, duhet ta ndalim Gazën

Në fjalimin e saj në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, presidentja sllovene, Natasha Pirc theksoi se “duhet bërë gjëja e duhur dhe të ndalet gjenocidi në Gaza”.  “Ne nuk e parandaluam Holokaustin, nuk e parandaluam gjenocidin në Ruandë, nuk e parandaluam gjenocidin në Srebrenicë. Duhet ta ndalojmë gjenocidin […]

Në fjalimin e saj në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, presidentja sllovene, Natasha Pirc theksoi se “duhet bërë gjëja e duhur dhe të ndalet gjenocidi në Gaza”. 

“Ne nuk e parandaluam Holokaustin, nuk e parandaluam gjenocidin në Ruandë, nuk e parandaluam gjenocidin në Srebrenicë. Duhet ta ndalojmë gjenocidin në Gaza. Nuk ka më justifikime. Asnjë”, theksoi Presidentja Natasha Pirc Musar në fjalimin e sa.

Ne duhet ta bëjmë këtë, tha ajo, “për hir të brezave të ardhshëm, për të përmbushur përgjegjësinë tonë si njerëz dhe për t’u siguruar që jemi në anën e duhur të historisë”, tha ajo.

One of my statements at the UN 80th General Assembly:

"We did not stop the Holocaust. We did not stop the genocide in Rwanda. We did not stop the genocide in Srebrenica. Now we have no excuses left; we must stop the genocide in Gaza." pic.twitter.com/scIB4RRRhW

— Nataša Pirc Musar (@nmusar) September 23, 2025

Të ngjashme