Princi saudit pritet të takohet me Kryeministren e Britanisë dhe Mbretëreshën

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 14:13 | Nga

Princi i Arabisë Saudite po fillon një vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkaur mes protestave të planifkuara kundër rolit të vendit të tij në luftën në Jemen.

Mohammed bin Salman, 32 vjeçar, shihet nga disa si një forcë modernizuese të vendit të tij, njofton Klan Kosova.

Ai do të zhvillojë bisedime me Theresa May si dhe do të drekojë edhe me Mbretëreshën.

Britania e Madhe shpreson të përfitojë nga hapja e ekonomisë saudite, megjithatë bëhet e ditur se kryeministrja do të shprehë gjithashtu “shqetësim të thellë” në situatën humanitare në Jemen.

Demonstruesit pritet të marshojnë jashtë Downing Street kundër vrasjes së civilëve jemenas në sulme ajrore nga një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga Sauditët – mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme