Prishtina me projekt për riciklimin e mbeturinave

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 17:13 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me OJQ “Ekovizioni” dhe GIZ-in gjerman, kanë  organizuar takim informues rreth pilot-projektit për ndarjen e mbeturinave në burim “Dardania Riciklon”, i cili pritet të fillojë së shpejti në lagjen “Dardania”në kryeqytet.

Aty u tha se ndarja e mbeturinave në burim nënkupton që këto të fundit të ndahen në mbeturina të riciklueshme dhe të pariciklueshme, raporton Ekonomia Online.

Dukagjin Gashi nga Komuna e Prishtinës ka thënë për Ekonomia Online se ky projekt daton qysh më herët, ku komuna e Prishtinës mendon të fillojë në këtë lagje, pastaj edhe në lagje tjera.

Ai ka treguar edhe mënyrën se si do të realizohet ky projekt.

“Banorët do të ftohen për të ndarë mbeturinën në burim, që i bie në shtëpitë e tyre me bë riciklimin e mbeturinave, se cilat janë të riciklueshme”, ka thënë ai.

Gashi ka pohuar se edhe në ditët në vazhdim do të ketë aktivitete të ndryshme duke përfshirë edhe informim derë më derë, “ku do të përshkruhet procesi, si duhet të ndahem mbeturinat dhe si të mos dëmtohen në mënyrë që të jenë të shfrytëzueshme përsëri”.

Ndërsa Rudina Qerimi nga GIZ-i gjerman ka thënë se ky projekt e mbështet Komunën e Prishtinës përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike në reformë për menaxhim të mbeturinave, duke filluar nga korniza ligjore, planet komunale dhe në projekt pilote siç është ky.

“Iniciativa për këtë projekt ka ardhur pasi që është edhe obligim i nivelit qendror dhe strategjisë së menaxhimit të mbeturinave në nivel qendror, pastaj edhe plani komunal e detyron që komuna të fillojë me ndarje në burim. Do të thotë ky është një projekt, i cili i obligon qytetarët, i obligon bizneset dhe i obligon institucionet në lagjen ‘Dardania’ që t’i ndajnë në burim. Ndarja në burim nënkupton që mbeturinat të cilat riciklohen në këto vende, që më parë i përmenda, duhet të ndahen në mbeturina të riciklueshme dhe ato të pariciklueshme”, ka thënë ajo.

Image may contain: 15 people, people sitting

Image may contain: 3 people, people sitting and camera

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 1 person, sitting and standing

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Të ngjashme