Prishtinë: 19-vjeçari arrestohet pasi ther të miturin

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 09:40 | Nga

Mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Hajvali të Prishtinës, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Policia e Kosovës ka konstatuar se ka të bëjë me një rast lëndim trupor ku viktima, 16 vjeçari ka marrë plagë nga thika dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjeksësor.

Lidhur me rastin policia ka shoqëruar katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, tre prej të cilëve janë liruar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa i dyshuari i katërt, 19 vjeçari, për veprën lëndimi i rëndë trupor është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme