Prishtinë: Gjendet pa shenja jete në shtëpi burri që jetonte i vetëm

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë një femër pasditen e djeshme ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi.

Bëhet e ditur se është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, ndërsa nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme