Prizren: Pesë të arrestuar për narkotikë

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 14:15 | Nga

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pesë të dyshuar në Prizren, pasi u ka gjetur në posedim substanca narkotike.

Rasti i parë që rezultoi me katër të arrestuar ka ndodhur në Rrugën e Kukësit pas orës 1 të mesnatës.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.56 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të një lokali janë gjetur 16.40 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Edhe në fshatin Malësi e Re pati të arrestuar për narkotikë. Aty Policia arrestoi një person, pasi ai kishte një qese me substancë të dyshuar narkotike – marihuanë.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme