Prokurori turk lëshon urdhërarrest për mbi 200 pjesëtarë të ushtrisë

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e qindra pjesëtarëve të personelit ushtarak, nën dyshimin për përfshirje në tentim grusht-shtetin e vitit 2016, raportuan mediat shtetërore turke.

Prokurori publik turk urdhëroi arrestimin e 219 ushtarëve aktiv, duke përfshirë katër kolonelë dhe pesë nënkolonelë, njoftoi agjencia Anadolu.

Qeveria turke e ka fajësuar klerikun mysliman me qëndrim në ShBA, Fethullah Gylen, për përpjekjen e dështuar të grusht-shtetit gjatë të cilit u vranë 250 vetë.

Gyleni e ka mohuar përfshirjen në grusht-shtet. Autoritetet turke, deri më tani, kanë arrestuar mbi 50.000 vetë, duke përfshirë nëpunës civil, gazetarë dhe mësimdhënës në përpjekje për të goditur mbështetësit e dyshuar të Gylenit.

Kritikët e presidentit Erdogan, e akuzojnë atë për përdorimin e grusht-shtetit të dështuar si një pretekst për të shuar mospajtimet. A

utoritetet turke thonë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet e sigurisë kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme