Prokuroria “hesht” karshi dëmtuesve të buxhetit

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 08:30 | Nga

Veteranët “e rremë” nuk janë të vetmit që po e dëmtojnë buxhetin e shtetit. Miliona euro i kanë kushtuar shtetit gabimet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), duke paguar pensione pa meritë për pensionistët e vdekur, personat në marrëdhënie pune, përfituesit e dyfishtë të pensioneve.

Publikimi i keqpërdorimeve me paranë publike duket se nuk po i mjafton Prokurorisë së Shtetit për t’i hetuar përfituesit e kundërligjshëm që janë bërë barrë për buxhetin e shtetit, shkruan Zëri.

Një varg kritikash në drejtim të këtij institucioni kanë drejtuar njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë, në Prokurorinë e Shtetit kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Ndërkohë, në Prokurorinë Themelore nuk është regjistruar asnjë rast i natyrës së tillë. Të paktën kështu kanë deklaruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme