I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., Dardan Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë më shumë detaje lidhur me arrestimin. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth ores 12 e 05 minuta, […]
Prokuroria cakton burg prej 48 orësh për Dardan Krivaqën

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., Dardan Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë më shumë detaje lidhur me arrestimin.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth ores 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
















