Prokuroria ka ngritur 63 aktakuza kundër 75 personave brenda 24 orëve

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Të ngjashme