Para disa minutash është arrestuar Agron Ramadani nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksoline, prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci, sipas të cilit Ramadani është ndaluar nga Policia e Kosovës.
“Agron Ramadani, drejtor i drejtoratit për mbikëqyrje të kompanive të sigurimeve dhe pensioneve në Bankën Qendrore të Kosovës. I dyshuar se ka falsifikuar dhe ka legalizuar përmbajtje të pavërtetë të diplomës së shkollës së mesme dhe të fakultetit ekonomik të UP-së”, ka thënë Maqedonci.