Prokuroria me aktakuzë ndaj dy personave për rastin e avokatit në Drenas

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën tentim vrasje ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Prokuroria Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 22 prill 2020, me urdhër të prokurorit të rastit të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, ka ndaluar personat me inicialet I. L., dhe Xh. Z., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit dyshohen se më 14 prill 2020, rreth orës 15:50, në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarit G. H., në Drenas, kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe janë larguar nga vendngjarja”, është thënënë komunikatë.​

Të ngjashme