Prokuroria për 24 ngrit 78 aktakuza

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetetë (78) aktakuza, kundër tetëdhjetepesë (85) personave.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetepesë (25) persona, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e 26 paketimeve (1300 pako cigareve) të llojit Clavin-Slims.

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona.

Gjithashtu, janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjithsej tri (3) aktakuza, ndaj pesë (5) personave të pandehur. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e 26 paketimeve (1300 pako cigareve) të llojit Clavin-Slims.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tetë (9) aktakuza, kundër dhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme