Prokuroria për 24 orë ngriti 71 aktakuza

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjeteshtatë (87) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, si dhe dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve monetare në vlerë prej 6,305.1 euro neni 112, si dhe për masa të përkohshme për sigurimin e pasurisë 1 SD Card-Mikro, I zi, 8 GB neni 268.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona me inicialet,  T.Th., pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, A.K., dhe A.M., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personi me inicialet V.V., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit me inicialet L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndaj katër (4) personave. Në Departamentin e Përgjithshëm është ndaluar një person nga prokurori kujdestar për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ku dyshohet se i njëjtit ka sulmuar një zyrtar policor. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë raste të ndara, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale” dhunimi”, “kanosje”, “dhunë në familje”, “ lëndim i lehtë trupor”, gjithashtu e njëjta prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve monetare në vlerë prej 6,305.1 euro neni 112, si dhe për masa të përkohshme për sigurimin e pasurisë 1 SD Card-Mikro, I zi, 8 GB neni 268.

Kërkesë për sekuestrim të përkohshëm:

Një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve monetare në vlerë prej 6,305.1 euro neni 112

Një (1) Kërkesë për masa të përkohshme për sigurimin e pasurisë 1 SD Card-Mikro, I zi, 8 GB neni 268.

1.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona me inicialet,  T.Th., pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, A.K., dhe A.M., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personi me inicialet V.V., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja “

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

2.      Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit me inicialet L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 1 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

3.      Prokuroria Themelore Pejë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndaj katër (4) personave.

Aktakuzë kundër I.K për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve komunale” nga neni 320 të KPRK-së;

Aktakuzë kundër F.H   për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve komunale” nga neni 320 të KPRK-së;

Aktakuzë kundër E.M për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275 i KPRK-së.  PP/II nr.823/19  kundër F.A   për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 të KPRK-së;

Aktakuzë kundër E.M për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275 i KPRK-së.

4.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i

narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja

e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Uzurpim i paligjshëm i

pronës së paluajtshme’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje’’

5.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 1 të KPRK-së.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona, për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer këto vepra penale: “ kanosje” nga neni 181, “ dhunë në familje” nga neni 248, dhe “ lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm,  janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;            

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”;                        Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’” .                                                                        

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) persona për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë  kundër një (1) personi për veprën penale “Mos deklarim i pasurisë”

Një (1) aktakuzë  kundër një (1) personi për veprën penale “Vozitje në gjendje të dehur”

Një (1) aktakuzë  kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj katër (4) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare “;

Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”.

Të ngjashme