Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 16 personave për dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve me iniciale: EI, LS, BN, FO, AE, BM, MB,   SS, AA. , LF, IK, F.SH, HK, SI, SQ, dhe HB, në rastin e “Subvencioneve VI”.

Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “ Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 422 i KPRK-së , “ Keqpërdorimi i pozitë ose autoritet” zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së, “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 i KPRK, ” Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 i KPRK, ” Pengimi i provës ose i procedurës zyrtare” , nga neni 386 i KPRK-së dhe “ Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 i KPRK-së.

Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër shtatë (7) të pandehurve në cilësinë e zyrtarëve, prej të cilëve pesë (5) të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një (1) zyrtar në Komunën e   Ferizajt dhe një (1) 1) zyrtar në Komunën e Vitisë.  

Të ngjashme