Prokuroritë kanë “frikë” nga rasti i policëve me “probleme mentale”

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 08:08 | Nga

“Luftë” kompetencash në mes të dy niveleve të Prokurorisë është duke u zhvilluar në rastin e hetimit të 140 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që dyshohen se përveç pagës marrin edhe pensione si të sëmurë mentalë. Janë Prokuroria Themelore dhe Prokuroria Speciale ato që nuk duan t’u mbetet “kile” hetimi i kësaj lënde, shkruan sot Koha Ditore.

Siç është njoftuar gazeta, është Elez Blakaj ai, i cili, derisa ishte prokuror special, emrat e policëve “mashtrues” ua ka shpërndarë prokurorive rajonale prej nga vinin ata. Ka identifikuar 140 persona, të cilët kishin siguruar raporte nga psikiatria se gjendja e tyre mendore nuk është e qëndrueshme.

Por pak veprime hetimore janë marrë në këtë rast.

Kjo, meqë Prokuroria Themelore në Prishtinë fillimisht nuk ka pranuar të hetojë këta policë. Kjo prokurori ka pretenduar se ky hetim është kompetencë e Prokurorisë Speciale. Por kjo e fundit ka këmbëngulë që hetimi duhet të vazhdojë nga Prokuroritë Themelore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme