Promovohet Qendra kombëtare për luftimin e krimit të organizuar

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

“Të gjithë këtë e shoh si një sfidë të madhe dhe të rëndësishme para të gjithë nesh, për të cilën besoj se me një qasje sistematike dhe me përpjekje të përbashkëta do të kemi sukses ta implementojmë si një model të plotë operativ”, tha Spasovski

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot morën pjesë në promovimin e raportit të punës së Qendrës kombëtare koordinues për ndalimin e krimit të organizuar.

Qendra u formua me vendimin e Qeverisë në vitin 2014, mirëpo siç tha ministri Spasovski deri në vitin 2017 nuk u ndërmorën kurrfarë aktivitete për zbatimin dhe funksionalizimin e saj.

“Të gjithë këtë e shoh si një sfidë të madhe dhe të rëndësishme para të gjithë nesh, për të cilën besoj se me një qasje sistematike dhe me përpjekje të përbashkëta do të kemi sukses ta implementojmë si një model të plotë operativ në realizimin e qëllimit prioritar shoqëror për vendosjen e sistemit efikas për të luftuar krimin sipas standardeve të një shteti modern dhe evropian”, tha Spasovski, duke shtuar se qendra filloi me shkëmbimin ndërkombëtar të informacionit, i cili paraqet një segment të rëndësishëm në luftimin e krimit të organizuar.

“Qendra koordinuese kombëtare për luftimin e krimit të organizuar ishte një mjet i rëndësishëm për themelimin e një sistemi për luftën kundër krimit të organizuar”, tha zv/kryeministri Osmani, duke shtuar se qendra është ndërtuar sipas standardeve dhe vlerave të BE-së.

Osmani theksoi se mbrëmë në Bukuresht pati një takim me ministrat për Evropën.

“Dhe me të vërtetë mund të them se Republika e Maqedonisë së Veriut është ylli i rajonit dhe ylli i Evropës, jo vetëm në drejtimin e përmbushjes së kritereve politike, por edhe në pjesën e përmbushjes të reformave”, tha Osmani, duke theksuar se tani duhet të shfrytëzohet çdo dit dhe çdo minutë në mënyrë që të mos lihet hapësirë ​​për të lëshuar shansin historik për fillimin e negociatave me BE-në.

Në Qendrën koordinuese kombëtare participojnë Ministria e Brendshme, Drejtoria e Doganës, Drejtoria e policisë financiare dhe inteligjencës financiare, Drejtoria e të Hyrave Publike dhe Prokuroria Publike. Për funksionimn e Qendrës janë siguruar kushte hapësinore, teknike, administrative dhe materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme