Protesta e opozitës, Rama rrethon Kryeministrinë

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Një gardh i madh metalik ka rrethuar të gjithë kryeministrinë me rastin e protestës që do të nis para saj në orën nga orën 18: 30.

Hyrja përball ‘Rognerit’ nga futet kryeministri me makinë është përforcuar me një derë të madhe të blinduar. Kjo do të thotë se tashmë selia e qëndrore e pushtetit e ka pezulluar funksionimin e saj dhe është barrikaduar në pritje të protestës, raporton Lapsi.al.

Edhe rruga që përshkruan segmentin nga Televizioni deri tek ETC është bllokuar për makinat, njësoj si bulevardi përpara kryeministrisë ku policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të filmuar çdo person qe ushtron dhunë.

Reth 1500 policisë të paisur me kundragazë dhe të përforcuar nga botet ujëhedhëse do te jenë të gatshëm që bashkë me zyrat e Ramës të mbrojnë edhe kuvendin e  Shqiperise, nisur nga precedentet e mëparshem, kur protestuesit i janë drejtuar edhe Parlamentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme