Protesta para Kuvendit, Basha policisë: Hiqni kapelet dhe arrestoni hajdutët në Parlament

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka folur para mbështetësve të tij para godinës së Parlamentit u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të heqin kapelet dhe të arrestojnë hajdutët, siç u shpreh ai, që ndodhen brenda Parlamentit.

Për liderin e opozitës, Policia duhet ti nxjerr ata me pranga në duar, në të kundërt ata do i arrestojë populli i bashkuar.

“Ne luftojmë për vlera europiane, për zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe jo për kapjen e drejtësisë për të mbrojtur, Vangjush Dakon e Saimir Tahirin. Do të dëgjohet zëri juaj deri sa ai të kthehet në ligjin e padiskutueshëm në Shqipëri.

Kjo është një betejë që do çliroje vendin nga klika mafioze. Kjo betejë do çliroje makthin e e vogëlushëve teksa shohin prindërit që nuk i plotësojnë dot nevojat parësore.

Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqini kapelet dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”, tha Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme