Ekonomia Online
FUNDIT

Protestat në Armeni, ushtarët i bashkohen demonstruesve ndërkohë që trazirat vazhdojnë

Protestat në Armeni, ushtarët i bashkohen demonstruesve ndërkohë që trazirat vazhdojnë

Ushtarët armenë u janë bashkuar protestuesve kundër kryeministrit të vendit në kryeqytetin Yerevan. Ka ditë që protestohet kundër Serzh Sargsyan, i zgjedhur së fundmi kryeministë, pasi ka qenë president për 10 vjet. Ministri i mbrojtjes paralajmëroi ushtarët se do të ndëshkohen rëndë. Tubimi i së Hënës erdhi si rezultat i arrestimit të kreut të protestave […]

Ushtarët armenë u janë bashkuar protestuesve kundër kryeministrit të vendit në kryeqytetin Yerevan.

Ka ditë që protestohet kundër Serzh Sargsyan, i zgjedhur së fundmi kryeministë, pasi ka qenë president për 10 vjet.

Ministri i mbrojtjes paralajmëroi ushtarët se do të ndëshkohen rëndë.

Tubimi i së Hënës erdhi si rezultat i arrestimit të kreut të protestave Nikol Pashinyan të Dielën.

Tani ai është liruar.

Kjo është dita e 11-të e demonstratave kundër Sargsyan, i cili zhvilloi bisedime me Pashinyan, deputet i opozitës, para se ai të ndalohej.

Pamje live nga protestat në Yerevan, tregojnë ushtarë të paarmatosur të bashkuar me protestuesit dhe duke valëvitur flamurin armen.

Agjensia e lajmeve AFP raporton se kishte ushtarë që marshonin me protestuesit, përfshirë edhe veteranë të ushtrisë të cilët shërbyen në luftën kundër Azeirbaxhanit, duke i dhënë fund epokës sovietike.

Të ngjashme