Protestuesit në Britani bëjnë gjestin e çuditshëm për ta evituar arrestimin nga Policia

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Veprime të jashtëzakonshme në protesta ndodhin shpesh, por kjo po që ishte gjeniale!

Që nga 13 shtatori në Britani kanë filluar protestat kundër ndotjes së shtetit dhe deri më tani kanë qenë thuajse të përditshme, mirëpo gjërat kanë filluar të marrin një kahje më brutale.

Për shkak të arrestimeve të shumta që po bëhen gjatë këtyre protestave, protestuesit erdhën me një ide të veçantë se si mund të shmangin arrestimin.

Gjatë protestës së të hënës, ata kanë ngjitur duart me superngjitës në asfalt, në mënyrë që policia të mos ketë mënyrë ti largoi ata nga protesta.

Pamje të shumta janë shfaqur në internet të kësaj ndodhie, dhe kjo është një nga videot e publikuara nga mediat e huaja teksa policia përpiqet të zbutë ngjitësin që të largoi protestuesit. 

Të ngjashme