Protestuesit para zyrave të OVL-së provokojnë Policinë e EULEX-it

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e grumbulluar para selisë së OVL të UÇK-së janë përleshur me pjesëtarët e Policisë së EULEX-it, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë gjuajtur shishe të ujit ndaj pjesëtarëve të EULEX-it.

Ata kanë protestuar pas arrestimit nga EULEX-i të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit.

Të njëjtit kanë intervenuar për t’i shpërndarë Policia e Kosovës.

Metush Kryeziu, anëtarë i OVL të UCK-së ka thënë se nuk kanë bërë thirrje që të grumbullohen të gjithë veteranët sepse sipas tij, nëse dalin të gjithë atëherë bllokohet vendi.

Ai iu ka bërë thirrjeve kryeministrit dhe presidentit që të veprojnë, që mos të lejojnë arrestime, raporton EO.

Veteranët e kanë konsideruar të padrejtë vendimin për arrestimin e Gucatit.

Për në ora 15:00 ndërkaq është paralajmëruar edhe një mbledhje në zyrat e veteranëve.

Të ngjashme