PSG fiton dhe Kupën e Francës

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 23:27 | Nga

Pas kampionatit, PSG-ja ka triumfuar edhe në Kupën e Francës. Parizienët kanë mundur 2-0 në finale ekipin surprizë të Les Herbiers që aktivizohet në ligat inferiore. Yjet e Unai Emery e kanë dominuar këtë takim nga fillimi deri në fund.

Pasi goditi dy herë shtyllën, Lo Celso arriti që të shënonte një gol të bukur nga largësia në minutën e 26-të. Mbappe shënoi një tjetër gol në minutën e 49-të, por që gjyqtari i ndeshjes e anuloi pas konsultimit me VAR.

PSG dyfishoi shifrat në minutën e 74 me Cavani nga pika e bardhë e penalltisë. Modestët e Les Herbiers tentuan të shënonin në fund të takimit, por nuk ia dolën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme