Punonjësi i Gardës së Shqipërisë dyshohet se u vetëplagos me armën zyrtare

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë ka përfunduar në spital me plagë nga arma e zjarrit.

Sipas Policisë së Shtetit, rasti ka ndodhur më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00.

“…është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, ka thënë Policia e Shtetit.

Në lidhje me rastin, policia tha se është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme