Putin kërcënon ukrainasit dhe vendet e tjera: Kushdo që përpiqet të ndërhyjë, ta dijë se do t’ju çojë në pasoja që nuk i keni përjetuar kurrë

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Para se të fillonin shpërthimet në qytetet e Ukrainës, televizioni shtetëror rus transmetoi papritur një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin.

Në fjalimin e tij, Putin tha se dy “republikat popullore” të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në rajonin e shkëputur ukrainas të Donbasit, të cilat ai e kishte njohur zyrtarisht si të pavarura para më pak se dy ditësh, “i janë drejtuar Rusisë me një kërkesë për ndihmë”.

Sipas tij, qëllimi është që ta “çmilitarizojë” dhe “denazifikojë” Ukrainën.

Brenda pak minutash, raketat ruse filluan t’i godasin objektivat e tyre në Ukrainë. “Veprimet tona janë vetëmbrojtje kundër kërcënimeve”, u tha ai bashkëkombësve të tij rusë, duke pretenduar se Moska nuk kishte plane për ta pushtuar Ukrainën.

Putini e përshkroi “operacionin special ushtarak” në terma të kufizuar, për t’i mbrojtur njerëzit që jetonin në Donbas, të cilët, sipas tij, i ishin nënshtruar “gjenocidit”, një akuzë që Ukraina e ka mohuar ashpër.

Siç ka bërë shumë herë më parë, Putini pretendoi se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse “të mbrohej”. Me një ton të ashpër në zërin e tij, si dukej se e kërcënonte SHBA-në, Evropën dhe NATO-n.

Të ngjashme