Putin viziton Turqinë më 19 nëntor

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari për Politikë të Jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të marrë pjesë në ceremoninë për përfundimin e një pjese te projektit “Rrjedha turke” që shkon nga deti.

Ushakov tha për gazetën “Izvestia” se ceremonia do të mbahet më 19 nëntor dhe se pritet prezenca e Putinit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Tubacioni “Rrjedha turke” pritet që ta përcjellë gazin nga Rusia nëpërmjet Turqisë në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme