Putini thotë se Rusia është e gatshme të negociojë për luftën në Ukrainë

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin këmbëngulë se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës, por se akuzon Ukrainës dhe Perëndimin që “po refuzojnë” të bëjnë kompromise.

“Jemi të gatshëm të negociojmë më të gjithë të përfshirët për një zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata – ne nuk jemi ata që po refuzojmë të negociojmë, por janë ata”, shtoi presidenti rus.

Komentet e tij nuk kanë gjasa të përfaqësojnë një lëvizje reale, pasi duket se Rusia nuk është ende e gatshme të tërheqë trupat e saj nga Ukraina – diçka që Kievi ka thënë se është një parakusht për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve.

“Besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, ne po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të mbrojmë qytetarët tanë”, tha ndër tjera Putin.

Moska ka këmbëngulur se i ashtuquajturi “operacion i saj special ushtarak”, synon të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Ukrainë.

Megjithatë, Ukraina dhe Perëndimi thonë se qëllimi i pushtimit ishte të merrte kontrollin e vendit.

Të ngjashme